4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Presidenti Thaçi me kërkesë urgjente për kryeministrin Kurti

Rekomandime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar urgjentisht Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të mblidhet dhe të marrë vendime në përputhje me kërkesat zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

- Advertisement -

“Mjaft e keni cenuar lidhjen tonë speciale me SHBA-në, pa të cilën nuk do ta kishim as lirinë, as shtetin dhe as të ardhmen”, ka shkruar ndër tjera Thaçi.

Gjatë ditës së sotme kemi parë një ofenzivë amerikane në presion për kryeministrin Kurti që ta heq sa më shpejt taksën, madje duke paralajmëruar tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova.

Postimi i plotë i presidentit:

- Advertisement -

Si President i Republikës së Kosovës i kërkoj urgjentisht Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të mblidhet dhe të marrë vendime në përputhje me kërkesat zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mjaft e keni cenuar lidhjen tonë speciale me SHBA-në, pa të cilën nuk do ta kishim as lirinë, as shtetin dhe as të ardhmen. Me këtë qasje po vihet në pikëpyetje edhe vetë e ardhmja e shtetit tonë.

Të gjithë ne, krerë institucionesh, liderë politikë apo qeveri, jemi të zëvendësueshëm. Por, jetike dhe të pazëvendësueshme për Republikën e Kosovës janë vetëm raportet me SHBA-në. Konfrontimi me SHBA-në është shumë i dëmshëm dhe një gabim i pafalshëm në historinë moderne të Kosovës. HTH.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit