2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

E rëndë: Gruaja që vdiq në Shqipëri, dje e konstatuan me koronavirus, kishte konatakt me 23 me mjekë e infermierë

Rekomandime

Është shënuar këtë mesditë viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri. Ndërroi jetë në spitalin e Durrësit 73-vjeçarja e prekur me COVID-19, por që vuante dhe nga disa sëmundje të tjera të rënda.

Ky është një ndër rastet më të rënda në Shqipëri, pasi e moshuara ndodhej prej shtatë ditësh në spital dhe vetëm ditën e djeshme u konfirmua se ajo ishte prekur nga koronavirusi.

- Advertisement -

Por, ajo mund ta ketë transmetuar virusin vdekjeprurës edhe te shumë mjekë, infermierë e pacientë tjerë në spital.

“Balkanweb” mëson se e infektuara ka pasur kontakt direkt me 16 infermierë, 23 mjekë dhe 6 sanitarë të Repartit të Patologjisë, të cilët sot nuk janë paraqitur në punë, nga frika se mund të jenë prekur nga virusi vdekjeprurës.

Të gjithë ëtyre punonjësve të spitalit iu janë marrë mostrat dhe po kryhen analizat për koronavirus pranë Institutit të Shëndetit Publik.

- Advertisement -

Gjithashtu, e moshuara mësohet se ka qëndruar për disa orë në Urgjencë, ku ka bërë vizitat, dhe më pas i janë bërë letrat për shtrim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit