8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Frajeri yt e hupi penallin”, Adriana Matoshi i kthehet kosovarit që i bëri komentin racist pas ndeshjes Angli-Itali

Rekomandime

Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes dhe aktorja kosovare, Adriana Matoshi e ka marrë me sportivitet një koment racist që i ka bërë një kosovar dje në Facebook.

- Advertisement -

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi iu është gëzuar dje fitores së Italisë në finalen e Euro 2020-të.

Para penalltive, që e nxorën fituese Italinë, Matoshi ka shkruar në Facebook se ajo mendon që Italia do të jetë fituesja e Euro 2020-të.

“Unë mendoj qe Italia ka me fitu”, ka shkruar ajo.

- Advertisement -

E pikërisht në këtë shkrim të sajin, të njëjtës iu është bërë një koment racist, por, që Matoshi e ka marrë siç duket me sportivitet.

Një komentues i ka shkruar të njëjtës se arsyeja e humbjes së Anglisë është sepse “i fejuari i Matoshit e ka humbur penalltinë”.

- Advertisement -

Megjithatë, deputetja e aktorja kosovare ia ka kthyer të njëjtit, “Normal se e dinë që unë me Italinë jom”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit