10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

“Interex” shfrytëzon panikun, ua heqë punëtorëve pushimin javor dhe rrit orarin e punës

Rekomandime

Ndonëse e gjitha bota është në panik dhe kërkohet të mos dalin në punë vendet ku janë shënuar edhe viktima, bizneseve në Kosovë, nuk po iu bënë përshtypje kjo.

Shumë qytetarë kanë shprehur shqetësimin se marketet në Kosovë kanë dyfishuar thuajse çmimet pas panikës së krijuar për koronavirusin, edhe pse në vendin tone ende nuk ka asnjë person të prekur.

- Advertisement -

Duke parë vlugun e madh të konsumatorëve, rrjeti i marketeve, “Interex”, ka marrë një vendim në dëm të punëtorëve, të cilëve ua ka anuluar pushimin javor dhe rrit orarin e punës.

Ky vendim i tyre bije në kundërshtim me vendimin e qeverisë e cila mbrëmë bëri thirrje që punëtorët që kanë fëmijë të marrin pushim dhe të mos rriten çmimet e të mos përhapet panik.

Se i është hequr pushimi javor punëtorëve e ka konfirmuar për Reporteri.net edhe një nga punëtorët e këtij marketi.

- Advertisement -

Ndërsa kjo konfirmohet edhe në njoftimin e marketit Interex, ku thuhet se edhe orari i punës do të rritet.

“Njoftohen të gjithë punëtoret e Proes 17, Gjilan se nga sot 12.03.2020, Anulohen pushimet javore, deri në njoftimin e radhës. Gjithashtu orari i punës për ditët në vijim do të jetë 9 orë”, thuhet në njoftimin e këtij biznesi.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit