11.8 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Albin Kurti “shtyhet” me bërryla me shefin e EULEX-it

Rekomandime

Frika nga koronavirusi ka bërë që të mobilizohet edhe shteti i Kosovës. Dje kryeministri Albin Kurti tha se si masë preventive, me dorë nuk do t’u flasë as zëvendëskryeministrave e as ministrave.

Duket se njësoj ka vepruar sot kur në takim i ka shkuar shefi i EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.

- Advertisement -

Nga zyra e kryeministrit kanë publikuar një fotografi ku Kurti shihet duke u përshëndetur me shefin e EULEX-it me bërryla.

Për takimin kanë njoftuar zyrtarisht edhe zyra për media.

Qeveria e Kosovës është e vendosur të ndërtojë Shtetin e së Drejtës në vendin tonë. Sundimi i Ligjit nuk ka alternativë.

- Advertisement -

Në takim u diskutua për mënyrat e mundshme të përkrahjes për Qeverinë në lëmitë ku përvoja dhe aftësitë e EULEX-it përbëjnë një ndihmë të konsiderueshme.

Kryeministri Kurti ndër të tjera, theksoi rëndësinë e madhe të adresimit të gati 300 mbetjeve mortore në Morgun e Prishtinës.

- Advertisement -

Për këtë u premtua bashkëpunim nga ana e EULEX-it. Në takim ishin prezent edhe Këshilltarja Ligjore e Kryeministrit znj.

Furtuna Sheremeti dhe këshilltarët e EULEX znj. Ismije Beshiri dhe z. Daniele Pancheri”, bëhet e ditur në njoftim.

Lars Gunnar Wigemark dhe Albin Kurti
-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit