4.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Fjalët e para të Trump: Nuk e lejojmë Iranin të ketë armë nukleare, asnjë ushtar amerikan s’e ka pësuar

Rekomandime

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump iu ka drejtuar popullit amerikan me një fjalim në Shtëpinë e Bardhë pas sulmit të Iranit me raketa balistike në bazat ushtarake amerikane në Irak.

- Advertisement -

Presidenti amerikan ka thënë që Irani nuk do të ketë asnjëherë armë bërthamore, transmeton Gazeta Express.

“Për sa kohë unë të jem President i SHBA-së, Irani nuk do të lejohet kurrë që të ketë armë bërthamore”, ka thënë Trump.

“Asnjë amerikan nuk është lënduar nga sulmi i Iranit,asnjë ushtar amerikan nuk është vrarë dhe ka pasur vetëm dëme të vogla”, ka thënë Presidenti amerikan në fjalimin para popullit amerikan.

- Advertisement -

“Irani ka kërcënuar botën e civilizuar, javën e kaluar ne ndaluam një terrorist të rrezikshëm që kërcënoi jetërat amerikane”, tha Trump.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit