13.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës nis hetimet për kompanitë që ngritën çmimet për shkak të kërkesave të mëdha

Rekomandime

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi në një konferencë për medie ka bërë të ditur se tashmë kanë nisur një hetim për të gjitha kompanitë e mëdha për të cilat pati ankesa se kanë rritur çmimet e produkteve.

Prestreshi tha se Autoriteti do të vlerësojë nëse janë bërë shkelje dhe se dënimet do të jenë të mëdha për ato ndërmarrje që kanë bërë shkelje, duke theksuar se dënimet janë 10 për qind të qarkullimit vjetor të një ndërmarrjeje.

- Advertisement -

Ai ka thënë se do të marrin masat e nevojshme që janë në kompetencën e tyre, për të dënuar bizneset nëse ata janë marrë vesh që çmimet e produkteve të shtrenjtohen dhe të fiksohen.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës si institucion i pavarur angazhohet që të ndaloj çfarëdo shkelje të mundshme të konkurrencës në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Autoriteti nga sot ka filluar shqyrtimin e hetimit paraprak, për shtrenjtimit të produkteve.

- Advertisement -

Ju njoftoj se inspektorët hetues të autoriteti të Konkurrencës, do të jenë të mobilizuar nga dita e sotme, për të kryer hetimet lidhur me këtë raste të ngritur nga qytetarët e shumtë dhe mediet.

Autoriteti do të grumbullojë të dhëna të detajuara nga dogana, ATK-ja, para se të merret një vendim për fillimin e procedurës së thelluar hetimore.

- Advertisement -

Autoriteti do të vlerësoj nëse dikush ka bërë shkelje të Ligjit të Konkurrencës, duke kryer sjellje anti-konkurruese, që do të bënte autoritetin që të marr vendim të përshtatshëm për situatën”, tha Prestreshi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit