Vuçic me deklaratë të fortë për Iuftëtarët serbë: Ne nuk dërguam askënd në Tribunalin e Hagës

0
247

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një intervistë mbrëmë për një media serbe ka folur, si zakonisht, edhe për Kosovë, por në kontekstin negativ të lëshimeve që kanë bërë paraardhësit e tij politikë.

Vuçiq i cili sot shpalli kandidaturën për një mandat të ri në krye të Serbisë, tha se opozita atje nuk ka asnjë ide të qartë “se si duhet zhvilluar shteti”.

“Ne e dimë qartë se si do të punojnë në përmirësimin e imazhit të Serbisë. E dini, janë disa që na mbajnë leksione, por të njëjtin kanë qenë në pushtet për aq shumë vite. Po na thonë se në jemi qyqar, nuk kemi guxim. Këtë po e thonë ata që i kanë liruar nga burgjet 150 shqiptarë me vetëm një thirrje nga Brukseli, duke rrënuar sistemin tonë gjyqësor”, ka thënë ai.

Sipas tij, këtë po e thonë ata (opozita serbe) të cilët kur është shpallur Kosova e pavarur kanë ikur nga vendi.

“Po na kritikojë ata (opozita) që për një kilogram mish i dorëzuan serbët në Tribunalin e Hagës. Siç e shihni ne nuk e kemi dorëzuar asnjë, edhe pse patëm presion dhe gjithçka tjetër, sepse ne mundëm t’i mbronim interesat e Serbisë e jo që njerëzit tanë t’i dorëzojmë si të ishin mish i bluar, dikujt që sigurisht nuk e vendosi drejtësinë në mënyrë të drejtë. Po flasin ata që nuk e dinin as ku është Kosharja, për të cilën ne u dhamë emrat e rrugëve heronjve të asaj beteje”, ka thënë Vuçiq, duke folur edhe për kroatët dhe shënimin e përvjetorit të aksionit të njohur si “Oluja” (Orteku).

Deklaratën e Vuçiqit për Tribunal të Hagës mund ta ndiqni nga minuta e 35-të e intervistës: