7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

“S’mund të mos ndajmë aq sa kemi!” Rama i ofron Kosovës energji për vitin e ri

Rekomandime

Shqipëria ofrohet të ndihmojë Kosovën me energji elektrike për natën e ndërrimit të viteve.

Në një postim në twitter, Rama shkruan se “duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjitike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës, që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve”.

- Advertisement -

Rama thotë se Shqipëria s’e ka aspak të lehtë mbrojtjen e vijueshme të familjeve e sipërmarrjeve të vogla nga dallga e tërbuar e krizës energjitike që po kërcënon çdo vend, por në sekëlldira të mëdha apo në gëzime popullore siç është Viti i Ri, ne s’mund të mos e ndajmë me Kosovën aq sa kemi!

Kosova po përballet me përkeqësim të situatës me energji elektrike dhe temperaturat e ulta kanë shtuar nevojë për importim të sasive shtesë të energjisë që Kosova nuk i përballon dot me prodhimin e saj.

Qeveria e Kosovës ka shpallur gjendjen e emergjencës për 60 ditë dhe ajo duhet të miratohet nga parlamenti i Kosovës, i cili nesër pritet të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme edhe më kërkesën e opozitës, e cila e akuzon qeverinë për mosveprim përballë një krize të paralajmëruar që në fillim të vjeshtës.

- Advertisement -

Qeveria ka ndarë mjete financiare për të mbështetur Korporatën Energjetike të Kosovës për të importuar energji elektrike ndërsa kryeministri Albin Kurti tha të hënën se në situatën aktuale nuk ka zgjidhje të mirë: ose shkurtime ose shtrenjtim të energjisë. Kryeministri Kurti shkroi të hënën në rrjetet sociale se kriza energjetike është rrjedhojë e çmimeve të larta të importit dhe dobësimit të kapaciteteve prodhuese.

Aktualisht Kosova është e varur nga termocentralet me qymyr të cilat prodhojnë rreth 95 për qind e energjisë së përgjithshme të vendit ndërsa llogariten si ndotës të mëdhenj të mjedisit në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit