7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ekskluzive: BE do t’i japë mandat 11 muajsh Lajcakut për bisedimet Kosovë -Serbi

Rekomandime

Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, spanjolli Josep Borrell edhe zyrtarisht e ka propozuar Miroslav Lajcak’un si ndërmjetësues të Bashkimit Evropian në dialog. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka sulmuar direkt sllovakun duke e prezantuar si diplomat antikosovar ndërsa edhe Qeveria ka shfaqur pakënaqësi që ministri i Jashtëm i Sllovakisë, do të ndërmjetësojë dialogun. Gazeta Express ju sjell dokumentin e plotë me detyrat që Borrell ia ka caktuar Lajcakut.

- Advertisement -

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ia ka propozuar Këshillit të BE’së, Miroslav Lajcakun për Përfaqësues Special, që do të merret me dialogun Prishtinë – Beograd.

Sipas këtij propozimi, kryediplomati sllovak e merr detyrën me 1 prill të këtij viti dhe e përfundon me 1 mars 2021. Deri atëherë, ai duhet të ndërmjetësojë ai obligohet të ndërmjetësojë në dialogun Kosovë -Serbi.

“Z. Miroslav Lajcak kësisoj do të emërohet si Përfaqësues Special i BE’së për dialogun Beograd – Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor nga 1 prill 2020 deri më 31 mars 2021. Këshilli mund të vendos që mandati i Përfaqësuesit Special të caktohet më herët në bazë të një vlerësimi nga Komiteti për Politikë dhe Siguri dhe me një propozim nga Përfaqësuesi i Lartë i BE’së për Punë të Jashtme”, thuhet në këtë dokument.

- Advertisement -

Ndërkaq kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, në raportimin e tij para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, ka thënë se për Qeverinë e Kosovës është i papranueshëm emërtimi i Lajcak, si emisari për Kosovë dhe për Bosnjë. Por, BE Lajcakun, në bazë të dokumentit që e ka siguruar Gazeta Express, nuk e ka ngarkuar me mision specifik për Bosnjë, por i ka lënë kompetenca për gjithë Balkanin Perëndimor.

“Jemi kundër përzierjes së Kosovës me Bosnjën, sepse flitet se Miroslav Lajçak do të caktohet emisar i Borrellit dhe kjo është e papranueshme, gjë që ia kemi bërë të qartë Lajçakut. Nuk duam të jemi si Bosnja sa i përket organizimit të brendshëm”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Konjufca po ashtu e paraqiti si pakënaqësi edhe faktin që Lajcak vjen nga një prej pesë shteteve të BE’së që nuk e njohin shtetësinë e Kosovës. Ndryshe në letrën që Kurti ia kishte dërguar kohë më parë Borellit kishte shkruar se do të punojë me Emisarët e BE’së për dialogun.

Siç thuhet në dokument, BE’ja dëshiron të arrijë katër objektiva gjatë mandatit të Borrellit.

“Të arrihet një marrëveshje për normalizim të raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë; 2. Arritjen e fqinjësisë së mirë dhe promovimin e pajtimit; 3. Rritja e dukshmërisë së BE’së dhe efektivitetit përmes diplomacisë publike; 4. Mbështetjen e përpjekjeve të rajonit për të avancuar në rrugën e tij evropiane”.

Në dokument thuhet se mandati i Përfaqësuesit Special është “që lehtësojë dialogun Beograd – Prishtinë, në emër të Përfaqësuesit të Lartë dhe të punojë për një normalizim gjithëpërfshirës në raporteve përmes një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme, që adreson të gjithë çështjet e pazgjidhura mes palëve”. Po ashtu “të monitorojë dhe të ndihmojë punën e palëve në zbatimin e marrëveshjeve të arritura më parë brenda kornizave të lehtësimit të dialogut nga BE’ja”.

Në fund të dokumentit 7-faqesh shkruan se Lajcak duhet t’ia përgatisë Borrellit raportin e parë të punës në fund të shtatorit, pastaj një raport tjetër në fund të janarit të vitit 2021.

“Implementimi i këtij vendimi dhe konsistenca e tij me kontributët e tjera nga BE’ja për rajonin duhet të mbetet nën rishikim të rregullt. Përfaqësuesi Special duhet t’ia prezantojë Përfaqësuesit të Lartë raportin e progresit më 30 shtator të vitit 2020, dhe një raport të zbatimit të të gjithë mandatit deri më 31 janar, 2021.

Ndryshe Presidenti Hashim Thaçi është deklaruar disa herë kundër emërimit të ministrit të Jashtëm të Sllovakisë përfaqësues special i BE’së për dialogun Kosovë – Serbi.

“Të ngarkuarin që mendojnë ta deklarojnë shpejt, nëse nuk e kanë bërë, që është ish-diplomati sllovak, është njeriu më jo-kredibil për tu marrë me këtë proces. Është një i deleguar që shteti i vet se ka njohur Kosovën, atëherë besimi ynë është zero. Ai ka thënë se do të jap votën për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, por pastaj ka votuar kundër, besimi për të është zero”, tha Thaçi në konferencës për media të 9 marsit.

Dialogun mes Kosovës e Serbisë në pesë vitet e fundit e ka ndërmjetësuar italiania Federica Mogherini, e cila ishte në vend të Borrelit, si Përfaqësuese e Lartë e BE për Politikë të Jashtme.

Derisa Presidenti Thaci kishte raporte të mira me Mogherinin, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, e ka akuzuar përfaqësuesen e BE’së se ka qenë pjesë e ideve të ndarjes së Kosovës bashkë me Thacin e presidentin serb, Aleksandër Vuciq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit