12.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Arif Vladi i përgjigjet sërish Adelina Ismailit: Kur unë i këndoja UÇK-së, ti argëtoheshe me muzikë serbe

Rekomandime

Ka vazhduar edhe në mbrëmje debati në disancë mes këngëtarit, Arif Vladi dhe Adelina Ismailit.

Vladi një këngëtar i madh nga Shqipëria është ndjerë i fyer nga Adelina Ismaili kur kjo e fundit ka thënë se Vladi është paguar për ta kënduar këngën e njohur “Marshi i UÇK-së”.

- Advertisement -

Në një bisedë me RTK-në, Vladi ka thënë se Adelina Ismaili ka humbur famën dhe po mundohet ta rikthej atë përmes fyrjeve ndaj kolegëve. Po ashtu Vladi ka kujtuar për shikuesit se cka bënte Adelina Ismaili, në kohën kur ai i këndonte luftës, shkruan Magazina.al

“Në kohën kur është bërë Marshi i UÇK-së, unë përjetoja tjera gjëra, kurse Adelina argëtohej serbisht”, ka thënë Vladi për RTK-në.

Kujtojmë që pas shkëputjes nga muzika Ismaili, pati disa përpjekje të kota për t’u rikthyer skenës por nuk pati sukses. Tash po provon në një formë tjerër ta rikthej vëmendjen e publikut.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit