16.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

‘Falu n’shesh’, namaz në sheshin “Skënderbeu” në shenjë pakënaqësie

Rekomandime

Një grup qytetarësh përmes një organizimi në Facebook, kanë shprehur pakënaqësine e tyre duke kërkuar hapjen e xhamive, në mënyrë që të bëhet falja e namazit.

Qeveria e Kosovës nga dita e hënë ka lehtësuar disa masat të qarkullimit, sic janë hapja e lokaleve për shërbimin merr me vete si dhe qarkullimin e autobusëve.

- Advertisement -

Në lehtësimin e masave mbrojtëse ndaj koronavirusit, nuk është përfshirë edhe hapja e xhamive.

Në shenjë pakënaqësie për mos hapjen e dyerve të xhamive edhe pas fillimit të fazës së dytë të masave lehtësuese nga qeveria, një grup qytetarësh i jemi drejtuar me një kërkesë organeve gjegjëse për hapjen e xhamive dhe kryerjen e namazit me disa kushtëzime konform situatës epidemiologjike”, thuhet në njoftimin e grupit ‘Falu n’shesh’.

Sipas eventit të krijuar në “Facebook” sot do të bëhet falja e namazit të ikindisë nga ora 16:30 deri 17:30 në sheshin “Skëndërbe”.

- Advertisement -

Në mënyrë të organizuar do të falim namazin e ikindisë në sheshin “Skënderbeu”, dhe në mënyrë demonstrative do të tregojmë mundësinë e kryerjes së namazit pa e rrezikuar fare shëndetin publik”, thuhet tutje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit