16.6 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Sveçla akuzon Milazim Krasniqin se qëndron prapa faljes protestuese të namazit në shesh

Rekomandime

U.d i ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shkruar se është informuar nga një grup qytetarësh për një protestë që po organizohet përkundër vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sveçla në Facebook ka shkruar pas organizimit të kësaj proteste qëndron publicisti Milazim Krasniqi.

- Advertisement -

“Jam informuar se sot pasdite, një grup “qytetarësh anonimë” po nxit organizimin e një proteste që është kundër vendimeve të MSh-së të marra sipas rekomandimeve të IKSHP-së, dhe në dakordim të plotë me Bashkësinë Islame të Kosovës. Kemi gjithashtu informacione se pas këtyre organizimeve qëndron publicisti Milazim Krasniqi”, ka shkruar ai.

Sveçla ka bërë thirrje për qytetarët që të tregojnë maturi.

“I ftoj të gjithë qytetarët të tregojnë maturinë dhe vullnetin e plotë për të mos rënë viktimë e politizimit të riteve fetare”, ka shkruar ai./kosova ime

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit