Virusi COVID-19, tashmë i shpallur pandemi ka përfshirë botën, por edhe Kosovën, që vetëm deri dje ishte një nga dy vendet e Evropës që kishin mbetur të paprekura.
Në debatin mbi koronavirusin janë përfshirë edhe prijësit fetarë. Hoxha nga Mitrovica, Fatmir Latifi në një ligjëratë mbi koronavirusin ka bërë një deklaratë të çuditshme duke thënë së “koronavirusi është ushtar i Allahut”, shkruan Reporteri.net.
“Ky është ushtar i Allahut që vjen e ju kallëzon njerëzve. Ky është selam i Zotit. Ky virus është selam i të madhit Zot që po ju bën me dije njerëzve se, amani ju koftë kthenu në rrugë të Zotit dhe mos e teproni. Shumë gjakderdhje, shumë myslimanë janë duke u vra nëpër botë”, ka thënë ndër të tjera ai.
Hoxha Fatmir Latifi njihet për deklaratat e tij kontraverse mbi çështje të ndryshme që nuk kanë të bëjnë me fenë.