9.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Vazhdon abuzimi ekstrem me çmime: Një detergjent antibakterial i 2 eurove shitet 7 euro

Rekomandime

Virusi COVID19, tashmë i shpallur pandemi ka përfshirë botën, por edhe Kosovën, që vetëm deri dje ishte një nga dy vendet e Evropës që kishin mbetur të paprekura.

- Advertisement -

Lajmet për rastet e para të të prekurve kanë shkaktuar panik tek qytetarët e Kosovës, të cilët kanë zbrazur marketet dhe po blejnë ushqime shtesë në rast të përhapjes së madhe.

Situatën e krijuar po e shfrytëzojnë me të madhe edhe barnatoret të cilat kanë rritur çmimet e produkteve mbrojtëse si dezinfektues, maska mbrojtëse dhe alkool, shkruan Reporteri.net.

Pas paraqitjes së rasteve të para me koronavirus, qytetarët kanë vërshuar barnatoret, të cilat tani një detergjent aktibakterial po e shesin me çmimin 7 euro, nga 2 euro sa ishte më parë. Të paktën kështu po vepron një barnatore në Kamenicë e cila ka rritur çmimin e këtij detergjenti për 5 euro.

- Advertisement -

Rastin në adresë të Reporterit e ka denoncuar një qytetar nga kjo komunë, i cili detergjentin bashkë me faturë e ka dërguar ne redaksinë e Reporterit, si dëshmi për abuzimin që po bëhet me çmime pas paraqitjes së rasteve të para të koronavirusit në Kosovë.

Ankesa të tilla ka pasur edhe në shumë qytete të Kosovës.

- Advertisement -

Ndryshe Qeveria ka paralajmëruar masa për të gjitha barnatoret që rrisin çmimet në një situatë të tillë të jashtëzakonshme nëpër të cilën po kalon Kosova.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit