8.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Nga e mërkura masa të reja, ndalimi i qarkullimit në këtë orë, mësimi online dhe pezullimi i gastronomisë

Rekomandime

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja të propozuara nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

- Advertisement -

Nga e mërkurë do të rikthehet ndalimi i qarkullimit të qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00.

Poashtu, institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do kalojnë në online nga 12 deri më 18 prill ndërsa ato universitare nga 6 deri më 18 prill.

Vendim i rëndësishëm është edhe pezullimi i gastronomisë nga 7 deri me 18 prill.

- Advertisement -

Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative, në të gjitha rastet përveç, gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes, gjatë vrapit dhe çiklimit dhe gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje.

Poashtu, nga e mërkura do të pezullohen fitneset dhe fushat e mbyllura (palsetrat).

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit