Ndihmës-sekretari i shtetit dhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, më 23 tetor 2019 kishte paralajmëruar për pasojat e mëdha që mund të ketë largimi i kompanisë amerikane “Contour Global” nga Kosova.
Ai kishte thënë se shumë kombe të Ballkanit dhe pjesa më e madhe e Evropës Juglindore preken drejtpërdrejt ose indirekt nga politikat dhe furnizimi i energjisë ruse; ato që janë gazifikuar i besojnë, pothuajse, ekskluzivisht Rusisë si furnizuese. Prandaj, sipas tij, Kosovës i duhej Kosova e Re.
“Nëse ky projekt dështon, Kosova mund të detyrohet të marrë në konsideratë alternativa që përfshijnë energjinë me burim rus. Shumë kombe të Ballkanit dhe pjesa më e madhe e Evropës Juglindore preken drejtpërdrejt ose indirekt nga politikat dhe furnizimi i energjisë ruse; ato që janë gazifikuar i besojnë, pothuajse, ekskluzivisht Rusisë si furnizuese. Për të ruajtur pavarësinë e saj energjetike, Kosovës i duhet gjeneratë e re, dhe Kosova e Re është opsioni më praktik, më efikas dhe më i mundshëm. Mbështetja e këtij projekti është tërësisht interes kombëtar në SHBA”, kishte thënë Palmer