18.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Ky është momenti i suImit ndaj menaxhmentit të ndërmarrjes “Trepça”

Rekomandime

Klan Kosova i ka siguruar pamjet kur ka ndodhur suImi ndaj menaxhmentit të ndërmarrjes “Trepça”.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të “Trepçës”, Enis Abdurrahmani, dhe drejtori i administratës, Besim Haxhiu, janë suImuar sot fizikisht në zyrat e kësaj ndërmarrjeje.

- Advertisement -

Abdurrahmani e ka akuzuar ish-kryeshefin e Trepçës, Rafet Ibishin, për këtë suIm, duke thënë se ky suIm kishte për qëllim dëmtimin e pronave të ndërmarrjes.

“Ne jemi suImuar fizikisht në zyrat tona të punës nga ish kryeshefi Rafet Ibishi dhe një grup i tij mbi 50 60 persona që kanë hyrë në objekt dhe mbi 100 persona që kanë qenë jashtë objektit”, ka thënë Abdurrahmani në konferencë për shtyp.

“Fatmirësisht ky suIm kaloi me pasoja shumë të vogla, lëndime të vogla te unë dhe bashkëpunëtorët e mi, por ka qenë një kërcënim shumë i rëndë dhe një kërcënim me qëllime të eliminimit dhe me qëllime të tjera që kanë pasur për qëllim që t’i dëmtojnë asetet dhe pronat e ndërmarrjes”.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit