10.6 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Haradinaj për rezultatin e VV-së në zgjedhje: Mos qofsh në lëkurën e Kurtit

Rekomandime

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur rreth rezultateve të zgjedhjeve lokale që u mbajtën dje në Kosovë.

Ai ka thënë se partia e tij ka rezultate mjaft të mira në disa komuna, ndërsa ka thënë se pret rezultate të mira edhe në komunat ku AAK-së ka shkuar në balotazh.

- Advertisement -

I pyetur rreth rezultateve të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet lokale, Haradinaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti, njëherësh edhe kryetar i LVV-së, ka pësuar debakël politik.

“Të biesh nga mbi 400 mijë vota në mbi 100 mijë vota është debakël politik. Ai duhet të thotë diçka tash, po mos qofsh në lëkurën e tij”, ka thënë Haradinaj në KlanKosova, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se kjo nuk ka të bëjë vetëm me qeverisjen e VV-së në nivel qendror, por ka thënë se në rezultat ka ndikuar edhe qasja e partisë në pushtet ndaj qytetarëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit