7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ambasadori gjerman reagon pas vendimit të LDK’së që të marrin pjesë në votimin për presidentin

Rekomandime

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde e ka mirëpritur vendimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për të marrë pjesë në procesin zgjedhor për presidentin e ri.

Ai përmes një postimi në “Twitter”, ka thënë se shpreson që të gjithë deputetët të vendosin interesin e qytetarëve mbi interesin politik.

- Advertisement -

Më tutje ai tha se nuk e imagjinon që vendi të shkojë në zgjedhje sërish në këtë kohë pandemie.

E lavdërueshme që LDK do të marrë pjesë në procesin zgjedhor për një president të ri. Shpresojmë që të gjithë deputetët e zgjedhur do të ndjekin këtë shembull dhe vendosin nevojat e qytetarëve të Kosovës mbi ato politike. Unë nuk mund ta imagjinoj mbajtjen e zgjedhjeve të reja në mes të valës së pandemisë…”, shkruan Rohde në Twitter.

Në ndërkohë kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku dje pas takimit me grupin parlamentar të partisë, ka deklaruar se LDK-ja do të marr pjesë në procesin e votimit të presidentit.

- Advertisement -

Ai deklaroi se shpreson që deputetët të respektojnë vullnetin kolektiv të shumicës.

Pas një diskutimi të hapur, shterrës në argumente e gjithëpërfshirës, të gjithë, bashkarisht, kemi marrë vendim që Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e Presidentetit të vendit. Që LDK, si gjithëherë, do të ushtroj detyrimin e saj kushtetues, e të marrë pjesë në votim për Presidentin e vendit.

- Advertisement -

Ky pra është vendimi i Kryesisë i votuar me shumicë absolute të anëtarëve të saj.

Këtë vendim ua kam komunikuar sot, deputetëve të LDK-së.

Pres që secili deputet të respektojë vullnetin kolektiv e të shumicës.

Pres nga secili deputet të sillet si institucionalist; dhe nëse ka nevojë të kapërcejë edhe veten”, ka thënë Abdixhiku.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit