0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Zhvillimet në LDK: Në seli vetëm Mustafa, Veliu, Hoti nga ora 18:00 mblidhet kryesia në një hotel

Rekomandime

Në ora 18:00 kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e ka thirrur në njërin nga hotelet e Prishtinës një mbledhje urgjente të kryesisë, raporton Televizioni 7 nga vendi i ngjarjes.

- Advertisement -

Kjo pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit për shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut.

Fillimisht, pas lajmit për shkarkim, Mustafa e ka mbajtur një mbledhje në seli të partisë, me tashmë ish-ministrin Agim Veliun dhe zëvendëskryeministrin Avdullah Hoti.

LDK i ka dhënë ultimatum Kurtit deri në fund të javës derisa kanë kërkuar edhe heqjen e taksës. Gjithashtu, kanë paralajmëruar daljen nga koalicioni.

- Advertisement -

Sot do të vendoset se cili është qëndrimi i LDK’së karshi vendimit të Kurtit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit