Wednesday, July 24, 2024

Ky është qyteti ku do nisin ndërtimet e 500 banesave të premtuara nga Erdogan

- Advertisement -
- Advertisement -

Në qytetin e Laçit duket se do të hapet kantieri i parë i rindërtimit, ndërsa qytetet e tjera të prekura nga tërmeti do të duhet të presin pranverën.

Kryeministri Rama urdhëroi nisjen e shembjeve në këtë qytet të pallateve të shpallura të pabanueshme dhe shtoi se në këtë bllok do të implementohet premtimi i presidentit turk Erdogan për ndërtimin e 500 shtëpive.

- Advertisement -

Rama: Në Laç duhet të fillojmë shembjen e atyre godinave nuk kemi çfarë presim më.

Të gjitha pallatet e Revolucionit Demokratik që vizitova unë duhet të shemben dhe të gjithë atyre duhet t’u bëjmë shtëpitë e reja që të kemi dhe në Laç një lagje krejt të re.

Filloni menjëherë shembjen e atyre pallateve, komunikoni me banorët që të marrin çfarë kanë brenda. Filloni shembni pallatet.

- Advertisement -

Premtimi i presidentit turk për 500 shtëpi të fillojë të realizohet dhe aty kemi bllokun më kompakt dhe hapësirën më të mundshme për të vepruar tani.

Ndërkohë te këto hapësirat e Tiranës apo Durrësit duhet të planifikojmë, na duhet të bëjmë shumë infrastrukturë.

Ndërkohë në Laç infrastruktura është aty.

- Advertisement -

Në zonat në Tiranë dhe Durrës ku do të ndërtojmë nuk ka asgjë, vetëm ferra.

Në zonën e Lezhës të identifikojmë edhe njëherë nëse ka pallat për të shembur ta shembim.

Të punojmë me intensitet për të pasur planet e rindërtimit brenda janarit.

Në pranverë duhet të hapen të gjithë kantieret, kantieri në Durrës, tre në Tiranë.

Ai në Laç duhet të hapet menjëherë. Do të jetë kantieri i parë që hapet.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura