13.5 C
Pristina
Tuesday, May 30, 2023

Njohja e patentshoferëve në Gjermani, lajm i mirë për kosovarët

- Advertisement -

Të rekomanduara

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë, Beqë Cufaj është ftuar me datën 4 Dhjetor në Ministrinë e Komunikacionit dhe Çështjeve Digjitale të Qeverisë së Gjermanisë.

Në këtë takim, Ambasadori Cufaj është pritur nga Drejtori i kësaj Ministrie, Guido Zielke me bashkëpunëtorë.

- Advertisement -

Pasi kanë shqyrtuar aspektete relevante të bashkëpunimit mes dy shteteve pikë kryesore e takimit ka qenë njohja reciproke e patenshoferëve mes dy vendeve pas Aplikimit Zyrtar që Kosova ka bërë vjeshtën e vitit 2018.

Zielke ka njoftuar Ambasadorin Cufaj që Qeveria e Gjermanisë e përkrah njohjen reciproke të patenshoferëve mes Kosovës dhe Gjermanisë. Procesi në fjalë ka shënuar progres të dukshëm dhe po punohet që me hapa të shpejtë të vie deri tek përmbyllja e këtij procesi i cili nga pala gjermane në nivel teknik përmbyllet nga Ministria në fjalë dhe Ministrat përkatës të 16 Republikave gjermane në Konferencën e tyre vjetore. Kosova ka shënuar progres në këtë proces.

Zielke ka njoftuar Ambasadorin Cufaj që një Delegacion i kësaj Ministrie në muajin Janar do të udhëtojë në Kosovë për të parë edhe gjendjen në terren: situatën me qendrat testuese, prodhimin e patenshoferëve dhe sidomos shqyrtimin e situatës në aspektin e sigurisë rrugore në Kosovë- pasi që procesi lidhet drejtpërdrejtë sidomos me aspektet e sigurisë dhe sidomos numrin e aksidenteve në rrugët e Kosovës.

Ambasadorit Cufaj i është thënë pokështu që Qeveria e Gjermanisë është plotësisht e vetëdijshme për nevojë dhe domosdshmërinë e përmbylljes së këtij procesi prandaj edhe urgjenca e kësaj vizite.

- Advertisement -

Ambasadori Cufaj është falenderuar për përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë së Gjermanisë dhe ka siguruar zyrtarët gjermanë që institucionet relevante në Kosovë janë të gatshme të presin delegacionin gjerman në Janar në Kosovë.

- Advertisement -

Të fundit

Mësuesja shpjegon anatominë në mënyrë ‘origjinale’, zhvishet para nxënësve

Ajo ishte duke shpjeguar anatominë ndërkohë që hipi mbi një bankë dhe nisi të zhvishej. Një mësuese në një shkollë...

Më shumë

- Advertisement -