9.9 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

“Masat tona do të jenë të dhimbshme” –për cilat masa e kishte fjalën Vuçiq

Rekomandime

Banorët serbë në veri të vendit kanë vazhduar të protestojnë, duke mbajtur të bllokuara rrugët që çojnë në pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë e Bërnjak për shkak të vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar më qarkullimin me vetura me targa të Serbisë, njësoj siç vepron Serbia me targat RKS.

- Advertisement -

Protestuesit janë rigrupuar në Jarinjë dhe aty e kanë kaluar natën. Ndërkohë që situata sot paraqitet e qetë, gjatë ditës së djeshme ka pasur shumë deklarata nga krerët serbë që kanë akuzuar Kosovën për tensionim të situatës, shkruan Reporteri.net.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar Kosovën për çdo pikë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, që sipas tij, janë shkelur nga shteti.

Udhëheqësi i Serbisë ka paralajmëruar edhe masa karshi vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin në targa,

- Advertisement -

“Nesër do të flasim për masat tona, do të jenë të dhimbshme, e sidomos në aspektin ekonomik. Shpresoj të mos jetë e nevojshme të marrim këto masa”, ka thënë ai.

Sot pritet edhe mbledhje urgjente e Këshillit serb të Sigurisë, dhe më pas adresim i presidentit Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit