7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Prokuroria jep detajet e fundit për tre të arrestuarit për ngjarjen tragjike në Gllogjan

Rekomandime

Ka përfunduar seanca ndaj tre personave të dyshuar për vr*asjen e trefishtë që ka ndodhur ditë më parë në Gllogjan.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur para mediave se prokurorja e rastit ka parashtruar kërkesën e masës së paraburgimit për tre të dyshuarit.

- Advertisement -

“Prokurorja e rastit ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit, këtë kërkesë e ka elaboruar sot në seancën e procedurës paraprake para gjyqtarit”, tha Nikçi.

Sipas tij, tre te arrestuarit dyshohen se kanë kryer veprën penale – vr*asje e rëndë dhe – armëmbajtje pa leje.

“Shpresojmë që gjyqtari të marrë vendimin e duhur”, ka përfunduar Nikçi.

- Advertisement -

Ndryshe, të shtunën më 11 dhjetor, Policia e Kosovës arrestoi tre persona si të dyshuar për vr*asjen e trefishtë që ndodhi më 26 nëntor në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Pas sulmit që iu bë një autobusi, i cili udhëtonte nga Gjakova drejt Gllogjanit, u vr anë ngasësi i autobusit dhe dy nxënës që ndodheshin brenda.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit