24.7 C
Pristina
E diel, 3 Korrik, 2022

Vjosa Osmani premton 200 milionë euro për sektorin e shëndetësisë

Rekomandime

Kandidatja nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, ka shpalosur sot programin për sektorin e shëndetësisë.

Ajo ka thënë se në ditët e para si kryeministre, do t’ia japë një shtytje shëndetësisë, prej 200 milionë eurosh“Kam kërkuar me shumë ngulm, që shëndetësia të jetë shtylla themelore e gjithë programit tonë. E konsideroj investim jo vetëm në sistemin shëndetësor, por si investim ekzistencial për mirëqenien tonë në tërësi”.

“Situatën në shëndetësi e konsideroj si një emergjencë ndërkombëtare dhe do ta trajtoj si të tillë. Andaj edhe masat që do t’i marrin do të jenë të tilla që nuk do të konsiderohen arnime, por do të bëjmë një transformim rrënjësor”.

“Kemi një vizion për ndërtimin e një sistemi shëndetësor që ka në qendër të vëmendjes pacientin dhe që na siguron shërbime cilësore dhe të përballueshme për të gjithë qytetarët tanë”.“Në Kosovë duhet të ndryshojë logjika dhe qasja e Qeverisë. Për mua buxheti që jepet në shëndetësi nuk është shpenzim, është investim”.

“Prandaj qysh në ditët e para, do t’i japë një shtytje prej 200 milionë eurosh për fushën e shëndetësisë e cila do të shërbejë për mbulimin 100 për-qind të nevojave të pacientëve për barna dhe material shpenzues”.“Gazeta Blic” po e transmetin direkt këtë aktivitet të LDK-së.

Më shumë artikuj

Të fundit