7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Osmani nga Kanadaja: Serbia dërgoi vaksina ruse në Afrikë në këmbim të çnjohjeve për Kosovën

Rekomandime

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka thënë se Serbia ka kushtëzuar disa vende afrikane që ta çnjohin Kosovën duke i ofruar vaksina ruse në kohën kur po përballeshin me mungesën e tyre.

Ajo këto deklarata i bëri në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax që po mbahet në Kanada ku tha se vendet autokrate si Rusia kanë abuzuar me situatën e pandemisë dhe shpërndarjen e vaksinave.

- Advertisement -

“Rusia ka dërguar shumë vaksina ruse në Serbi. Serbia është e interesuar që ta luftojë Pavarësinë e Kosovës, derisa shumë vende në Afrikë nuk kishin vaksina. Serbia ka përdorur vaksinat ruse duke i dërguar në disa vende në Afrikë duke iu thënë se do t’iu japim vaksina nëse do ta çnjihni Kosovën”.

“Ata [Serbia] thonë që kjo ka funksionuar, por ne nuk kemi asnjë njoftim zyrtar nga asnjë nga këto vende në Afrikë që po e çnjohin Kosovën. Kjo bëri vende si Rusia dhe Serbia që janë me regjime autokrate të dukeshin mirë, sepse shumë vende që vërtet kishin nevojë për ndihmë si disa vende në Afrikë dhe Azi ishin duke u përpjekur që të siguronin vaksina të mjaftueshme”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit