2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Adriatik Kelmendi del me një “version” për tejkalimin e krizës politike: Koalicioni VV-LDK të kthehet në “pikën zero”

Rekomandime

Analisti politik, Adriatik Kelmendi ka dhënë një propozim për tejkalimit të krizës qeveritare.Sipas tij, dy partitë, pra edhe VV e LDK duhet të tërhiqen pas, raporton Gazeta Blic.“Të hiqet taksa (edhe) për arsye humanitare tash kur po përballemi me pandeminë, të kthehet Veliu në qeveri, të tërhiqet mocioni i mosbesimit, t’i kërkojnë falje njëri-tjetrit LVV dhe LDK”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Propozimi i plotë:Pse mos të provohet të bëhet një rikverc elegant?Të hiqet taksa (edhe) për arsye humanitare tash kur po përballemi me pandeminë, të kthehet Veliu në qeveri, të tërhiqet mocioni i mosbesimit, t’i kërkojnë falje njëri-tjetrit LVV dhe LDK.

Kanë pasur mosmarrëveshje shumë të mëdha edhe para 3-4 vjetësh – i tejkaluan.

Patën mosmarrëveshje në prag të fushatës zgjedhore – i tejkaluan.

- Advertisement -

Patën mosmarrëveshje gjatë formimit të qeverisë – i tejkaluan.

Gjithmonë na thanë se po i tejkalojnë mosmarrëveshjet se më i rëndësishëm për ta është interesi i qytetarëve sesa interesi partiak.

- Advertisement -

SOT, ndoshta më shumë se kurrë, interesi i qytetarëve është qeverisja e mirë dhe stabiliteti institucional. Qytetarët janë duke u përballur me virus vdekjeprurës. LVV dhe LDK ta gjejnë forcën, edhe kësaj radhe për t’i tejkaluar mospajtimet. E kanë bërë më herët, ta bëjnë edhe sot. Sot, kur bëhet fjalë direkt – për jetë o vdekje!Absolutisht, s’ka asgjë më të rëndësishme se jeta e qytetarëve!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit