11.6 C
Pristina
Wednesday, April 10, 2024

Publikohet lista botërore e forcave ushtarake: Ku renditen shtetet që e rrethojnë Kosovën?

Rekomandime

Global Firepower ka publikuar një listë të re të vendeve të renditura sipas forcës ushtarake.

- Advertisement -

Lista përfundimtare globale për vitin 2021 u krijua bazuar në më shumë se 50 faktorë për përcaktimin e indeksit të fuqisë ushtarake (PwrIndx).


Këta faktorë përfshijnë forca specifike ushtarake, siç janë numri i ushtarëve, aeroplanëve, tankeve, fuqia financiare e shtetit dhe alokimet për qëllime mbrojtëse, kapaciteti logjistik, vendndodhja gjeografike.


Kosova nuk është në këtë listë me 139 vende gjersa shtetet e rajonit, Mali i Zi është në vendin e 123-të dhe Maqedonia Veriore është e 133-ta në botë. Shqipëria renditet më mirë dhe zë vendin e 113, Sllovenia në 88 dhe Kroacia në vendin e 63. Bosnja dhe Hercegovina renditet e 121-ta Sipas kësaj liste, Serbia është fuqia më e madhe ushtarake midis vendeve të ish-Jugosllavisë, ku globalisht është në pozitën e 61-të me një indeks prej 1.0063.

- Advertisement -

Siç mund të pritej, fuqia e parë ushtarake në botë janë Shtetet e Bashkuara me një indeks prej 0.0718, me Rusinë në vendin e dytë. Kina është në vendin e tretë, India është në të katërtin dhe Japonia është në vendin e pestë.

Ndryshe, shteti më i fuqishëm evropian është Franca (pozicioni i 7-të), ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar (vendi i 8-të), Turqia e cila është e 11-ta në listë dhe Italia në të 12-të gjersa Gjermania zë vendin e 15-të.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit