10.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Konfirmohet rasti i dytë, një tjetër shqiptar shërohet nga koronavirusi

Rekomandime

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico dha një lajm të mirë sot në “Real Story” në News24 se një tjetër i prekur nga koronavirusi është drejt shërimit pasi ka rezultuar negativ nga testet. Ky është pacienti i dytë që rezulton negativ pas ritestimit për COVID-19.

Këtu ka një lajm të mirë sepse një nga gjërat që më bën optimiste është fakti se ne kemi filluar të ritestojmë, dy prej tyre kanë rezultuar të negativizuar.

- Advertisement -

Nesër do vijojmë.

Po rritet numri i testimeve tek ata që janë të prekur”, tha Fico.

Kujtojme se para dy ditësh testi i një prej të prekurve të parë me koronavirus rezultoi negativ, duke sjellë kësisoj shpresa se disa prej të prekurve të hershëm janë drejt shërimit të plotë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit