11.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Bërnabiq: Kurti votoi në Shqipëri, prandaj serbëve duhet t’u lejohet votimi më 3 prill

Rekomandime

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, në një intervistë për RTS, ka folur për takimet dhe diskutimet që ka pasur gjatë qëndrimit në Bruksel. Bernabiq ka thënë se ka ngritur temën e vendimit të Republikës së Kosovës për moslejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë.

“Ne kemi folur më së shumti rreth asaj se si të drejtat elementare janë mohuar për serbët në Kosovë, e që më së miri u pa më 16 janar, kur atyre iu ndalua pjesëmarrja në referendum dhe votimi, gjë që është një precedent i tmerrshëm”, ka thënë Brnabiq, shkruan Blic.rs.

- Advertisement -

Kryeministrja serbe tutje ka thënë se kur bëhet fjalë për zgjedhjet e prillit, ka marrë zotimin e BE-së se do të angazhohen sa të munden, që të mos përsëritet ajo çfarë ndodhi me referendumin.

Ajo tutje ka thënë se serbët e Kosovës duhet të lejohen që të votojnë në zgjedhjet e Serbisë, derisa përmend faktin se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka votuar në zgjedhjet e Shqipërisë.

“Një gjë e tillë nuk duhet të lejohet. Nuk duhet lejuar që serbëve t’iu mohohen të drejtat bazike për pjesëmarrje në zgjedhjet që Serbia do t’i mbajë”, ka thënë Bërnabiq.

- Advertisement -

Derisa thotë se vendimi i Kurtit për të mos lejuar votimin e serbëve në referendum ka qenë një “hipokrizi”, meqë Kurti ka marrë pjesë dhe ka votuar në zgjedhjet e Shqipërisë.

Bërnabiq ka folur edhe për vazhdimin e dialogut, duke thënë se BE-ja duhet ta bind Kosovën që të ulet në tavolinë dhe të jetë e gatshme për kompromis.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit