12.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Flet Raka pasi Kosova u rendit vendi i parë për nga numri i të vdekurve nga COVID-19 në 1 milion banorë

Rekomandime

Instituti për Hulumtime “Scripps” sot ka publikuar një listë, në të cilën Kosova renditet e para për nga numri i vdekjeve nga COVID-19 për një milion banorë.

- Advertisement -

Gazeta Sinjali ka kontakuar me mikrobiologun Lul Raka për këtë çështje, i cili tha se nuk beson që një gjë e tillë është e vërtetë. Sipas tij ato të dhëna nuk dihet sesi janë nxjerrë prandaj nuk mund të ju referohemi.

“Nuk besoj qe Kosova është e para. Të dhënat duhet të shikohen në Institutin John Hopkins. Aty janë të dhënat e sakta. Nuk besoj që jemi në vendin e parë. Nuk e di si është nxjerrë ai hulumtim”, ka thënë Raka për Gazetën Sinjali.

Edhe Ministria e Shëndetësisë ka reaguar sot përmes një komunikate, ku i ka quajtur të pavërteta të dhënat e Institutit për Hulumtime “Scripps”, duke theksuar se në botë ka me dhjetëra shtete që kanë shifra shumë më të larta të të vdekurve nga COVID-19 për 1 milionë banorë sesa Kosova.

- Advertisement -

Në bazë të kompanisë “Statista” të cilën Raka e ka shpjeguar për Gazetën Sinjali, Kosova renditet e 25-ta për nga numri më i lartë i viktimave nga koronavirusi për 1 milion banorë.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit