Numri i viktimave nga koronavirusi në Itali vijon të rritet me ritme të frikshme. Sipas të dhënave, brenda 24 orëve në Itali kanë humbur jetën 793 persona, transmeton Reporteri.net.
Kjo shifër e çon numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga ky virus në vend në 4.825.
Po ashtu raportohet për rritjen e të infektuarve në 42.681 raste, respektivisht me një rritje prej 13 për qind vetëm në 24 orët e fundit.
Gjatë ditës së djeshme, numri i vdekjeve nga koronavirusi në Itali ishte 627.