7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Veliu për menaxhimin e situatës me COVID-19: Kujdesemi që të mos shkelim ligjet sikurse qeveria e kaluar

Rekomandime

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se së bashku më ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj kanë zhvilluar takim më Grupin Ndërinstitucional për menaxhimin e Incidenteve.

Në këtë takim diskutuan edhe për zabtimin e masave për parandalimin dhe mbrojtjen nga COVID-19.

- Advertisement -

Ministria e Shëndetësisë ka krijuar një manual me udhëzime ndaj mbrojtjes së infeksionit me coronavirus.

Ministri i Punëve të Brendshme njoftoi se ka hartuar udhëzues për secilin institucion të saj, dhe siç thotë ai është përkujdesur të mos ketë shkelje ligjore, ashtu siç ndodhi në Qeverinë e kaluar.

“Udhëzuesi do të ndihmojë për vijimësinë e qeverisjes në kushte pandemie në institucionet përkatëse, duke u kujdesur njëkohësisht që të mos ketë shkelje ligjore, siç kishte ndodhur gjatë mandatit të Qeverisë së kaluar”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Tutje, Veliu ka shkruar se edhe Ministri Zemaj ka shprehur përkushtimin e tij për menaxhimin e situatës me COVID-19.

MPB kërkoi nga të gjitha institucionet publike dhe private që të zbatojnë manualin e Ministrisë së Shëndetësisë.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit