Pasi që militantë të shumtë të Lëvizjes Vetëvendosje kishin nisur linçimin publik ndaj figurave të LDK’së, këtë të fundit kanë gjetur një menynë kreative për të iu kundërvënë.
Në faqen zyrtare të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, janë parë komente të shumta të qytetarëve të cilët janë organizuar për t’a “thumbuar” atë me vetëm dy fjalë.
Motoja #AmelikaAmelika, është përdorur nga qindra komentues në postimet e Kurtit, të cilët me këto komente pasqyrojnë pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisjes me pak se dy mujore të Kurtit.
Këto komente nuk janë të rastësishme, pasi që simpatizues të LDK’së i janë përgjigjur në këtë mënyrë, militantëve të VV’së të cilët ditët e fundit kanë linçuar publikisht liderin e LDK’së, Isa Mustafën dhe kryetarin e Gjilanit, Lutfi Hazirin.
Ditëve të fundit, përpos prishjes përfundimtare të koalicionit VV-LDK, këto dy parti kanë pasur edhe akuza e kritika në drejtim të njëra tjetrës, shkruan Gazeta Metro.
E gjitha kjo kishte filluar, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shkarkoj nga detyra Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun, pa paralajmëruar fare partnerin e saj në qeverisje, LDK’në.