10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ministri Vitia takon ambasadorin Kosnett, paralajmëron masa të reja për coronavirusin

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka takuar ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Philip S. Kosnett.Sipas njoftimit, ministri Vitia ka njoftuar ambasadorin lidhur me menaxhimin e situatës së krijuar pas pandemisë së coronavirusit.“Ministri Vitia e njoftoi Ambasadorin amerikan lidhur me masat e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë për menaxhimin e situatës epidemiologjike në Kosovë lidhur me Koronavirusin Covid -19”, thuhet në njoftimin e minstrisë në Facebook.

- Advertisement -

Ministri Vitia ka paralajmëruar edhe masa të tjera të cilat pritet të merren.“Gjithashtu, e njoftoi për masat e reja shtesë të cilat Qeveria pritet t’i ndërmarrë në funksion të parandalimit të përhapjes së Covid-19 në Kosovë”, thuhet tutje aty.Sipas njoftimit, ministri Vitia e ka falënderuar Ambasadën e ShBA-së për mbështetjen e vazhduar në këtë situatë të ndjeshme në të cilën ndodhet vendi ynë si dhe vendet e tjera të cilat po ballafaqohen me këtë virus.

Nga ana e tij, ambasadori Kosnett uroi profesionistët shëndetësorë të Kosovës për guximin dhe efikasitetin, nënvizoi rëndësinë e asaj që publiku të ndjekë udhëzimet nga Ministria për mbrojtjen e familjeve dhe bashkësive, dhe foli për rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në tejkalimin e sfidës së COVID-19.Në Kosovë deri më tani janë 35 raste të prekur nga coronavirusi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit