Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se partnerët qeverisës LDK-VV, kanë pasur mundësinë të gjejnë zgjidhje të tjera e sidomos në këtë kohë pandemie, sic thotë ajo.
Tutje ajo thotë se nuk do ta votojë mocionin duke ftuar deputetët tjerë të mos e votojnë.
“Ka pasë hapësirë për të dy partnerët që të gjejnë zgjidhje, që në këtë kohë pandemie tek qytetarët mos të bie edhe barra politike, unë absolutisht nuk e përkrahi këtë mocion dhe iu bëj thirrje edhe deputetëve të tjerë të mos ta votojnë”.