8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Lajmërohet Albin Kurti

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu është drejtuar qytetarëve pak minuta para nisjes së seancës ku do të votohet për mocionin e mosbesimit.

Ai ka bërë të ditur se kanë dërguar një reagim lidhur me kërkesen e presidentit me të cilën iu është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

- Advertisement -

Sipas Kurtit, presidenti si palë në procedurë nuk e ka plotësuar asnjërin nga të tri kushtet të cilat kërkohet të plotësohen në mënyrë që Gjykata të aprovojë kërkesën për masën e përkohshme, derisa thotë se kanë kërkuar nga Gjykata Kushtetuese ta refuzojë kërkesën në lidhje me vendosjen e masave të përkohshme.

Si kryeministër i Republikës së Kosovës, nuk kam përgjegjësi më të lartë dhe më të rëndësishme sesa mbrojtja e shëndetit të të gjithë qytetarëve të vendit.

Prandaj unë, bashkë me të gjithë Qeverinë time, jemi zotuar se do të veprojmë në përputhje të plotë me rekomandimet e ekspertëve të IKShP-së dhe, në veçanti, të drejtorit të tij, prof. Dr. Naser Ramadani.

- Advertisement -

Lufta e presidentit kundër këtyre rekomandimeve ka ardhur në kohën më të papërshtatshme të mundshme. Sipas ekspertëve të IKShP-së, po hyjmë në dy javët më kritike, kur rreziku për përhapjen e përshpejtuar të virusit është në nivelin më të lartë. Kam thënë dhe do ta përsëris edhe një herë:

Nuk ka vend për panik.

- Advertisement -

Mirëpo, në javët që vijnë, më shumë se kurrë, duhet secili prej nesh, institucionet edhe qytetarët, të veprojë me kujdes të shtuar, në mbrojtje të të gjithëve”, ka shtuar ai.

Kreu i Qeverisë nuk e ka përmendur mocionin e mosbesimit të inciuar nga LDK’ja, derisa ka bërë thirrje që të luftojnë kundër virusit COVID 19.

“Ne do të vazhdojmë me punën tonë në raport me menaxhimin sa më të mirë të kësaj situate, pavarësisht veprimeve të presidentit, derisa të sigurohemi që do të dalim shëndetshëm e sigurt prej saj. Mos lejoni t’ju ndikojnë apetitet politike, por rrini nëpër shtëpitë e juaja, lani duart dhe bëni kujdes me distancën”, thotë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit