2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Moti për katër ditët e ardhshme

Rekomandime

Sipas Prishtina Weather, në fundjavë do të kemi mot me vranësira dhe intervale me diell

Në ditët e fundjavës vendi ynë mbetet nën ndikimin e fushave të presionit të ulët, të cilat do të kushtëzojnë mot me vranësira, e ditën e diel edhe me intervale me diell.

- Advertisement -

Vende-vende ekzistojnë mundësi për riga lokale shiu, sidomos ditën e shtunë. Temperaturat do të jenë në rritje përreth vlerave mesatare.

Nga dita e martë, sipas parashikimeve të fundit, masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit pritet të zbresin mbi rajon, ku do të sjellin mot të ftohtë, e ditën e mërkurë mundësi edhe për reshje të dobëta bore dhe shiu.

Koncentrimi i pluhurave shkretinor që kanë filluar të depërtojnë gjatë ditës së sotme, do të mbetet i lartë edhe ditëve në vijim, megjithëse me një tendencë të rënies, kështu që vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten ndërmjet atyre mesatare dhe të pashëndetshme.

- Advertisement -

28.03 – Kryesisht me vranësira. Paradite në jug të vendit mundësi për riga lokale shiu.

29.03 – Vranësira dhe intervale me diell.

- Advertisement -

30.03 – Vranësira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

31.03-1.04 – Ditën e martë, më ftohtë dhe kryesisht me vranësira. Të mërkurën mot i ftohtë, kryesisht i vranët. Mundësi për reshje bore dhe shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 1C deri në 4C, e maksimalet nga 11C deri në 14C. Nga dita e martë do të pësojnë rënie, minimalet deri në -2C, e maksimalet në 3C deri 5C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-6m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit