19.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Deliu (PDK): Gërvalla dje ishte në linjë me Rusinë dhe Serbinë

Rekomandime

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur se e marta ka qenë ditë e turpërimit të Kosovës para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ajo ka thënë se kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, ka folur dje pa u pyetur nga askush për nivelin e korrpsionit në vend.

- Advertisement -

Ishte ditë turpi për Kosovën që u realizua nga ata që do të duhej të punonin për qytetarët dhe Kosovën. PDK as që ka pritur që do të jetë ndryshe sepse ata udhëhiqen nga inati.

Kemi një kryediplomate si Donika Gërvalla që për keqardhje dje ishte në linjë me përfaqësuesin serb dhe atë rus”, është shprehur Deliu në konferencë.

Pushteti i ri po mendon se gjithçka në Kosovë fillon me ta. Ministrja e Jashtme e verbuar nuk tha asnjë fjalë për njohjen e Kosovës nga Izraeli. Pa ia kërkuar askush foli zi e terr në sy të botës se si Kosova është e zhytur në korrpsion”.

- Advertisement -

Përveç paraqitjes së Gërvallës në Këshill të Sigurimit, Deliu ka kritikuar edhe pritjen që Presidentja Vjosa Osmani u ka bërë ish presidentëve të vendit.

Ka tendencë për të mohuar historinë e Kosovës, Iuftën çlirimtare dhe vlerat tona kombëtare. Kemi për presidente një figurë që nuk e njeh UÇK-në, sakrificën e ushtarëve për liri dhe pavarësi. Osmani ftoi të gjithë presidentët por nuk përmendi Hashim Thaçin as kurtuazi”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit