Fluturime për në Kosovë nuk do të ketë edhe 10 ditë.
Linjat e udhëtimit ajror dhe tokësor për në Kosovë do të vazhdojnë të jenë të pezulluara deri më 6 prill.
Kjo u vendos në mbledhjen e 18-të të qeverisë në detyrë të Kosovës, pas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë, si masë për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së pandemisë COVID-19.
Qeveria në detyrë vendosi që vendimi i marrë më 11 mars të vazhdojë të mbetet në fuqi.
Në vendimin e 11 marsit, përveç të tjerash u vendos “Pezullimi i përkohshëm i linjave të udhëtimit ajror dhe tokësor nga vendet me risk të lartë dhe të mesëm”, thuhet në vendimin e Qeverisë.