3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Nuk u kontrollua nga mjektët e Infektivës, policia jep detaje për vdekjen e 19-vjeçares nga Vushtrria

Rekomandime

Mëngjesin e së shtunës, në spitalin e Vushtrrisë ka vdëekur një 19-vjeçare. Policia në raportin 24 orësh ka dhënë detaje nga ky rast

- Advertisement -

19-vjeçarja ishte dërguar nga familjarët në spital, derisa ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkaq gjatë trajtimit mjekësor, ka ndërruar jetë.

Po ashtu, bëhet e ditur se viktima kishte qenë te mjeku para disa ditëve dhe është udhëzuar qëe të spitalizohet në Klinikën Infektive, mirëpo për shkak të rrethanave të Epidemisë,, nuk është kontrolluar te mjeku.

“Viktima ishte paraqitur para disa ditëve te mjeku dhe ishte udhëzuar që të spitalizohet ne Infektive po për shkak te rrethanave te Epidemisë e njëjta nuk ishte kontrolluar te mjeku”, thekson raporti i policisë.

- Advertisement -

Ne repartin emergjencës kanë dalur njësit përkatëse policore dhe me urdhër te prokurorit trupi i pajete është dërguar ne IML për obduksion.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit