3.8 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Shifra të frikshme/ Mbi 1 milion banorë lëshuan Kosovën

Rekomandime

Që nga pasIufta, nga Kosova janë larguar mbi 1 milion banorë.

- Advertisement -

Kështu po pretendon opinionisti dhe analisti politik, Faik Krasniqi.

Ai përmes një postimi në facebook, thotë se, në vitin 1999 në Kosovë kanë qenë 2.2 milionë banorë.

Sipas tij, prej vitit 1999 deri në 2021, kanë qenë më shumë se 700 mijë lindje, dhe rreth 160 mijë vdekje.

- Advertisement -

Duke u bazuar në këto shifra, ai shton se, Kosova sot ka 1.8 milionë banorë, derisa gjatë kësaj kohe, e kanë lëshuar Kosovën mbi 1 milionë qytetarë.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Në Kosovë në vitin 1999 ka pasur 2.2 milionë banorë.

1999-2021 kanë qenë diçka më shumë se 700 mijë lindje, dhe rreth 160 mijë vdekje.

Sot Kosova ka rreth 1.8 milionë banorë.

Do të thotë për këtë periudhë Kosovën e kanë braktisur rreth 1 milion qytetarë.

Shumica e qytetarëve në mundësinë e parë do ta braktisnin Kosovën.

Kjo nga bisedat e përditshme që i kemi.

Rënia e natalitetit dhe emigrimi është tepër shqetësues. Shuarja si popull po na troket në derë!

PS: Kurse ne merremi ende me përralla!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit