0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Publikohet pasuria e nipit të Sami Lushtakut, që u shkarkua nga pozita e konsullit

Rekomandime

Në vazhdën e publikimit të pasurisë së zyrtarëve publik për vitin 2020, Agjencia Kundër-Korrupsion (AKK), ka publikuar pasurinë e konsullit të shkarkuar të Kosovës, Festim Lushtaku, nipit të Sami Lushtakut.

Sipas deklarimit të pasurisë në AKK, Festim Lushtaku, ish-konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, në Tiranë, ka një pasuri të përgjithshme prej mbi 120 mijë eurosh.

- Advertisement -

Lushtaku ka deklaruar se posedon një shtëpi në vlerë prej 50 mijë eurove dhe një parcelë tokë në vlerë prej 70 mijë eurosh.

Nipi i ish-kryetarit të Skenderajt ka deklaruar se posedon nga 50 për qind të aksioneve në dy kompani private: “L&B Euro Group” në Kosovë dhe “Xl Import Exporthandel” në Gjermani.

Lushaku kishte marrë detyrën e konsullit më 15 nëntor 2019. Ndonëse kishte të kryer vetëm shkollimin fillor, ai ishte përzgjedhur për pozitën e konsullit në Tiranë.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit