12.4 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Analiza e fortë: Kjo është frika e Thaçit nga Kurti, ja skenari i fshehtë…

Rekomandime

“Kjo është loja më e pasinqertë dhe e rrezikshme për Kosovën e Thaçit në prapaskenë, vetëm e vetëm që të ulë imazhin e Kurtit të ndërkombëtarët dhe ta dëmtojë procesin e rregullt zgjedhor për llogari të PDK-së dhe aleatëve të saj tradicional”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë kanë filluar ta drejtojnë gishtin dhe ta akuzojnë presidentin, Hashim Thaçi si përgjegjësin kryesor i cili po e pengon finalizimin e procesit zgjedhor duke ndikuar në deformimin e tij, dhe njëherësh po lobon edhe tek ndërkombëtarët që me rastin e krijimit të qeverisë së re me në krye Albin Kurtin kryeministër, ta izolojnë dhe mos e pranojnë atë për partner të tyre për bashkëpunim.

- Advertisement -

Një analizë të thellë të të gjitha këtyre prapaskenave që kurdisen nga Thaçi, e ka bërë për “Kosova Sot Online”, analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Florim Zeqa.

Të gjithë këto përpjeke, sipas Zeqës, Thaçi po i bënë që ta përjashtojë Kurtin nga bisedimet me Serbinë, që ato t’i udhëheq ai dhe vetëm ai, për të arritur qëllimin e pazareve të filluara.

Florim Zeqa

“Deformimi i zgjedhjeve të 6 tetorit, i njërit nga proceset më të rregullta zgjedhore në Kosovën e pas luftës ka filluar me rinumërimin e parë të 314 kutive të votimit nga ana e KQZ-së, i cili vazhdoj me 530 tjera, me rinumërim e rinumërim të vazhdueshëm e të pandalshëm deri në tendencën për shpalljen si të parregullt të tërë procesit zgjedhor. KQZ-ja është shndërruar në instrument politik i Hashim Thaçit dhe për qëllim ka deformimin në tërësi të procesit zgjedhor dhe përsëritjen e procesit zgjedhor. Fushata e presidentit paranojak Hashim Thaçit nuk përfundon më kaq.

- Advertisement -

Abuzimi me liderin e LDK-së në njërën anë për sabotimin e zgjedhjes së Albin Kurtit kryeministër dhe fushata e egër dhe paparë tek ndërkombëtarët, kundër qeverisë në ardhje dhe Albin Kurtit kryeministër, duke e cilësuar atë bllokues të bisedimeve me Serbinë me qëllim që qeveria e re e Kosovës të izolohet nga ndërkombëtarët dhe primatin e liderët të shteti në negociata me Serbinë të ja njohin vetëm Hashim Thaçit”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Madje, sipas Florim Zeqës, fushata e hapur dhe fshehtë e Thaçit kundër Kurtit, është një dëshmi se Thaçi ka frikë nga Albin Kurti.

- Advertisement -

Prandaj po synon që ta bllokoj me të gjitha mjetet zgjedhjen e tij kryeministër, me qëllim që të mbetet edhe më tej faktor te ndërkombëtarët, pas paralajmërimit të Kurtit se ai do ta udhëheq dialogun me Serbinë.

Pas takimit të ditës së hënë mes presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë në Paris me ndërmjetësimin e presidentit të Francës, Emanuel Macron, në të cilin është diskutuar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi është shprehur për dialog pa kushte dhe është i gatshëm për çdo marrëveshje e cila si rezultat final do të kishte njohjen reciproke mes dy shteteve, por ai me këtë rast e ka akuzuar kryeministrin në ardhje, Albin Kurtin se po përgatitet për bllokimin e procesit, prandaj nuk do ta ketë përkrahjen ndërkombëtare.

Kjo është loja më e pasinqertë dhe e rrezikshme për Kosovën e Thaçit në prapaskenë, vetëm e vetëm që të ulë imazhin e Kurtit të ndërkombëtarët dhe ta dëmtojë procesin e rregullt zgjedhor për llogari të PDK-së dhe aleatëve të saj tradicional”, përfundoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit