3.8 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Vuçiq i thotë direkt: Ti a je budalla a?

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po përballet me kritika për, siç e quajnë, ‘Shengeni i vogël’, edhe në Serbi. Ai iu përgjigj akuzave se kjo është vetëm një ‘mënyrë e fshehtë’ për të pranuar pavarësinë e Kosovës, e si gjithmonë më i zëshmi është fashisti serb Vojislav Seselj.

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Radikale të Serbisë e kishte akuzuar Presidentin serb Vuçiq se me një marrëveshje e tillë, për dallim prej CEFTA, do të thotë pranim i heshtur i Kosovës.

Vuçiq e hodhi poshtë këtë akuzë duke thënë se “këto përralla për pranim të heshtur i dëgjoj ka shtatë vjet”.

“Si mendoni kujt i konvenon më shumë tregu i lirë dhe qarkullimi i njerëzve…? Sikur asgjë mos të dini, këtë e kuptonin të gjithë pos politikanëve serbë në opozitë… A është e mundur që dikush të jetë aq budalla e të mos kuptojë ekonominë, që duhet të ja vizatoni këtë apo është aq keqdashës”.

- Advertisement -

Vuçiq pyetet se përse një pjese të opozitës e publikut po i pengon ideja e hapjes së kufijve në rajon, duke vlerësuar se përfitimet i kuptojnë edhe fëmijët në fillore.

“Ne kemi suficit me të gjithë në rajon, Rumaninë, Bullgarinë e me të gjithë shtetet e ish Jugosllavisë, që më parë nuk ishte kështu. Suficit tregtar me Kroacinë e Slloveninë, suficit të madh ndaj BeH, Maqedonisë së Veriut e Shqipërinë. Askund nuk flas për këtë. Politikanët serbë, përveç atyre të opozitës, këtë e kuptojnë. Do t’ju shesim atë që prodhojmë edhe më shumë të gjithëve” duke komentuar rezultatet e takimit dyditor në Ohër ku u diskutua ‘Shengeni Ballkanik’, që nënkupton qarkullim të lirë të mallrave dhe njerëzve në rajon.

- Advertisement -

Ai përsëriti se nuk e kupton kundërshtinë e tyre dhe cilat janë pikëpyetjet.

“Nëse qëllimi është të kemi deficit me të gjithë, mbyllni tregtinë, nuk e di çka është problemi. Ne na duhet tregu i hapur, pasi duam të jemi më të fortët. Për çfarë arsye mos të kemi linja të shpejta për kamionë e mallrat të barteshin më shpejtë? Nuk e kuptoj çka po kundërshtojnë”, tha presidenti Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit