7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Analizë e fortë e ekspertit: Gjykata Kushtetuese ta rrëzon Hashim Thaçin, jo vendimin e Qeverisë për kufizimin e lëvizjes

Rekomandime

Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të duhet të merrej me shqyrtimin për rrëzimin e Presidentit Thaçi dhe jo me kërkesën e këtij të fundit për rrëzimin e vendimit të qeverisë Kurti për kufizim të përkohshëm të lëvizjes së qytetarëve, kufizim i cili është më së i nevojshëm për parandalimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit. Thaçi do të duhet të largohej si President dhe jo të rrëzohej qeveria Kurti.
Thaçi ka shkelur në disa raste Kushtetutën duke vene nen kërcenim edhe sovranitetin e shtetit, duke i atribuuar vetes së tij kompetenca të cilat as nuk i takonin. Ai i është drejtuar sa për djallëzi Gjykatës Kushtetuese, për t’u dukur para opinionit se ai respekton Kushtetutën kundër të tjerëve, kur ai është antikushtetuesi dhe problemi më i madh që ka sot Kosova”, thotë Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online”.
Skender Kapiti

Eksperti i së drejtës Skënder Kapiti pret që adresimi i Presidentit Hashim Thaçi në Gjykatën Kushtetuese, për ka kontestuar si kundër kushtetuese vendimin e Qeverisë Kurti për kufizimin e përhoshëm të lëvizjes së lirë të qytetarëve si preventivë për parandalimin e përhapjes dhe bartjes së koronavirusit, ta vendosë dhe interpreton në favor të Qeverisë, dhe ta nxjerr Hashim Thaçin si shkelës të kushtetutës, madje dukë kërkuar edhe rrëzimin e tij nga kjo pozitë. Kjo për faktin që sipas Kapitit, vendimi i Qeverisë ishte tërësisht i bazuar në Ligj dhe Kushtetutë, u respektuar në mënyrë dinjitoze nga qytetarët, dhe nuk u përfill thirrja e Presidentit për mos dëgjueshmëri dhe krijim të kaosit të rrezikshëm me përmasa të pa parashikuara.

- Advertisement -

Kapiti thotë se Kushtetuese duhet ta konstaton shkeljen kushtetuese të Hashim Thaçit dhe i njëjti të shkarkohet, pasi që këtë sjellje të kundër kushtetuese e kanë kuptuar edhe qytetarët, dhe tash respekti ndaj tij ka rënë në pikën më të ulët, edhe në rrafshin moral personal por edhe në atë institucional.

“Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të duhet të merrej me shqyrtimin për rrëzimin e Presidentit Thaçi dhe jo me kërkesën e këtij të fundit për rrëzimin e vendimit të qeverisë Kurti për kufizim të përkohshëm të lëvizjes së qytetarëve, kufizim i cili është më së i nevojshëm për parandalimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit. Thaçi do të duhet të largohej si President dhe jo të rrëzohej qeveria Kurti.

Thaçi ka shkelur në disa raste Kushtetutën duke vene nen kërcenim edhe sovranitetin e shtetit, duke i atribuuar vetes së tij kompetenca të cilat as nuk i takonin. Ai i është drejtuar sa për djallëzi Gjykatës Kushtetuese, për t’u dukur para opinionit se ai respekton Kushtetutën kundër të tjerëve, kur ai është antikushtetuesi dhe problemi më i madh që ka sot Kosova”, thotë Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Ai thotë se edhe mocioni i LDK-së kundër Qeverisë Kurti ishte tërësisht i gabuar, sepse ai mocion është dashur të jetë nismë parlamentare për shkarkimin e Presidentit, për shkeljet e bëra Kushtetuese dhe jo kundër Qeverisë, akoma pa i mbushur 100 ditë pune.

Në vend që LDK-ja të kërkonte shkarkimin e Thaçit, ajo u bë vegla mercenare e tij, një patericë e tij me mocionin që çoi rrëzimin e qeverisë Kurti por edhe të vetes së saj. Është edhe për t’u habitur se si aleatët e Kosovës e njohën dhe e pranuan Thaçin President, pavarësisht se ai u zgjodh në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme kur opozita dhe qytetarët protestonin fuqishëm kundër zgjedhjes së tij, dhe tani edhe u akorduan me një grusht shteti parlamentar anti legjitim të mocionit të LDK-së që rrëzuan qeverinë Kurti madje në kushtet e një gjendjeje të rëndë pandemie globale.

- Advertisement -

LDK-ja edhe e zgjodhi atëherë presidentin aktual por edhe e mbron me fanatizëm hipokrizie e djallëzie sot. Mirëpo këto janë përpëlitjet e fundit dëshpëruese të Presidentit, pasi ai sot është publikisht individi më i pa dëshirueshëm në Kosovë”, thotë Kapiti për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit