-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kurti: Do të shkoj nesër në takimin e thirrur nga Thaçi

Rekomandime

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në takimin e nesërm të thirrur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.“Do të shkoj nesër në takim si kryeministër në detyrë që ta paraqesë në hollësi qëndrimin tim dhe qëndrimin tonë, duke mos e konsideruar si konulltim për qeveri sepse do të ishte një lloj shkelje kushtuese për shkak se nuk ndodhemi në një situatë paszgjedhore”, tha Kurti në një intervistë në KTV.

- Advertisement -

Dje, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar ftesë zyrtare kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, për t’u takuar të mërkurën (1 prill).Takimi ka të bëjë me hapat e ardhshëm që do të ndërmerren pas rrëzimit të qeverisë Kurti me mocion mosbesimi.

“Pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, do të ndërmarr hapat e përcaktuar në Kushtetutë. Në këtë drejtim, Ju ftoj që të merrni pjesë në takimin konsultativ për të diskutuar hapat e mëtejshëm. Takimi do të mbahet më datë 1.04.2020, duke filluar nga ora 10:00, në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Kosovës”, shkruan në ftesën e Thaçit drejtuar Kurtit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit