17.5 C
Pristina
Friday, April 12, 2024

Me iu pas tutë Serbisë na nuk e kishim formu as UÇK’në

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Një gjë është e sigurtë: Ne asnjëherë nuk i jemi frikësu Serbisë. Telashe gjithmonë i kena bë.

Me pas kalkulu fort na ndaj Serbisë e me i llogaritë pasojat nuk e kishim kriju hiç as UÇK’në. A i dilet me do kaIIasha të shtremtë përpara një superfuqie të asaj kohe.

Por, kauzat e drejta gjithmonë dalin fituese. Edhe reciprociteti është drejtësi. Do të triumfojë pashmangshëm. Është e drejtë elenentare njerëzore tē trajtosh dikë njëjtë siç të trajton ai ty.

- Advertisement -

Ne fituam në momentin kur filluam të mendojmë për Kosovën. Secila Iuftë patriotike, pra për vendin në epokën moderne është fituar.

Secila Iuftë e nacionalizmit të verbër është humbur. Shikojeni ëndrrën dhe misionin për Serbi të Madhe çfarë humbje spektakolare ka pësuar.

- Advertisement -

Ne duhet të Iuftojmë vetëm për Kosovën. S’kemi nevojë të verbërohemi ndaj asgjëje tjetër. Po, duhet të kemi ndjenja patriotike. Por, jo të shkojmë përtej tyre. E nëse nuk na rriten apetitet, atëherë kemi me e pasë gjithmonë mbështetjen e fuqive të mëdha.

Mbështetja na duhet dhe paraqet krijimin e parë të aleancave kur kemi qenë në anën e duhur të historisë. Realisht, vazhdojmē të jemi të rreshtuar në atë anë.

Deri para kësaj periudhe ishim të rreshtuar gabimisht, kishim aspirata të gabuara dhe nuk kemi fitu bash asgjë. Përkundrazi, na shkeputnin territore sa herë takoheshin fuqitë e mëdha. Është mirë të jesh në anën e duhur të historisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit