8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Brukseli s’ka të drejtë ta kritikojë Kosovën për pengesa në lëvizjen e lirë, të vetmit kosovarët kanë mbetur të bllokuar

Rekomandime

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se Kosova nuk ka çfarë të diskutojë në Bruksel lidhur me targat e automjeteve, pasi marrëveshja për lëvizje të lirë është arritur para 10 vjetësh dhe Serbia duhet ta zbatojë.

- Advertisement -

Mushkolaj shtoi se Brukseli moralisht nuk ka të drejtë ta kritikojë Kosovën për pengesë në lëvizjen e lirë, pasi thotë se të vetmit që kanë mbetur të bllokuar e pa liberalizim janë kosovarët.

“Kosova nuk duhet dhe nuk ka çfarë të diskutojë në Bruksel për targat e automjeteve, pavarësisht ofertës së BE’së për ndërmjetësim. Marrëveshja për lëvizje të lirë është arritur para dhjetë vjetësh dhe Serbia duhet ta zbatojë. Kaq. E Brukseli moralisht nuk ka të drejtë të kritikojë Kosovën për pengesa në lëvizjen e lirë. Të vetmit kosovarët kanë mbetur të bllokuar, pa liberalizim, si në burg”, shkroi Mushkolaj në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit